ShowBizzz

Albërie Hadërgjonaj është gati të futet në Big Brother Vip, por ka një kusht për paratë

Albërie Hadërgjonaj është një ndër personazhet që shumë do të donin ta shikonin në Big Brother.

Dhe siç thotë vetë ajo, produksioni e ka kërkuar. Mbrëmjen e djeshme në një Live me Olti Currin, Albëria ka zbuluar se ka marrë një ftesë nga BBV për t’u bërë pjesë, por nuk ka pranuar.

“Më kanë kërkuar, por nuk mund të shkoj kur nuk më jep më shumë se ç’mund të bëj vetë”– ka thënë Albërija duke treguar se do e provonte nëse do i ofronin para.

Albërija gjithashtu ka shprehur që do merrte pjesë në “BBV” me një kusht të vetëm: Nëse më paguajnë 10 mijë euro puntatën e pranoj”, ka thënë Albërija, ku Olti ka përllogaritur rreth 80 mijë euro në muaj.

Ata kanë folur edhe për Arbanën, pasi Albërija e pëlqen shumë atë, por ishte kurioze edhe për Ledionin sepse dikur e ka pëlqyer shumë.

Olti e pyet Albërijen nëse e shikon Arbanën si prezantuese të “BBVK”, Albërija ka thënë se do dilte shumë mirë.