Lajme

Albin Kurti i gatshëm për Asociacionin: Është më i mirë se ai i vitit 2013 ose 2015

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje lidhur me takimin e tij me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ku është pajtuar t’i nënshkruaj si pako marrëveshjen e Brukselit, aneksin e Ohrit dhe draftin për Asociacionin.

Një bashkëbisedim me drejtoren e Karl-Renner-Institut, Maria Maltschnig, Kurti ka thënë se paradoksi është se Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje në Ohër dhe Bruksel, por problemi është se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nuk ka pranuar të firmosë.

“Në takimin me kancelarin gjerman dhe presidentin e Francës, ata theksuarin urgjencën e zgjedhjes së kësaj çështje dhe thash përkundër kritikave që kam ndaj draftit për asociacionin që është më i mirë se sa ai i 2013 apo 2015, edhe pse nuk është aq i mirë sa do ta shkruaja unë vet ose sa do të dëshiroja, thash po e nënshkruajmë sonte  marrëveshjen e Brukselit, aneksin e Ohrit dhe këtë draft në një pako dhe i kërkova kancelarit gjerman dhe presidentit të Francës, statusin e kandidaturës dhe partneritetin e paqes, por presidenti Vuçiç, pasi pati takim me të njëjtit njerëz tha se nuk mund ta nënshkruaj  në të njëjtën letër me kryeministrin Kurti.

Duhet t’i kemi dy dokumente të ndara, unë nënshkruaj me BE-në. Serbia nënshkruan me BE-në, unë nuk kam konflikt me BE-në, a do të normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë, sigurisht që duhet ta nënshkruaj, këtë e ka bërë edhe me paraardhësit e mi, Thaçi dhe Mustafa, dhe unë me kryeministren Bërnabiq kam nënshkruar, pra nuk është që nuk ka precedent të nënshkruajmë dhe ta zbatojmë, por pastaj përkundër refuzimit tradicional për të nënshkruar ai kërkoi edhe një letër anësore që do t’i dërgoheshin ndërmjetësve, ku thuhej se Serbia nuk do ta njeh kurrë Kosovën, nuk do të ketë ulëse në OKB për Kosovën, sikur të varej nga ai kjo dhe e treta nuk ka respektim të integritetit territorial dhe kjo më brengos, kjo është gjë e re, kjo është shkelje e drejtpërdrejt e marrëveshjes bazë”, është shprehur Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.