Lajme

Albin Kurti shkon në Han të Elezit, nderon dëshmorët!

Sot në Han të Elezit shënon 29 Gushtin, Ditën e Dëshmorëve të kësaj komune.

Në këtë ditë kujtohen me respektin më të lartë ata që dhanë jetën e tyre për më shtrenjtën liri.

Me rastin e kësaj dite, nderime dëshmorëve i bëri kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me deputetët e partisë së tij, Rufki Suma dhe Jeton Raka.

Ndryshe, 27 vjet më parë në Puset e Nikës u bë rivarrimi i ushtarëve të rënë në fronte të ndryshme të luftës, andaj nga ajo ditë e deri më sot, 29 Gushti shënohet si Dita e Dëshmorëve të Hanit te Elezit, tani e radhitur edhe në kalendarin e festave zyrtare të kësaj komune.

Krahas 8 dëshmorëve të rënë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hani i Elezit dha edhe 7 dëshmorë të tjerë në fronte të tjera të luftërave çlirimtare dhe dhjetëra të tjerë gjeten vdekjen si pasojë e dhunës serbe dhe asaj maqedonase mbi shqiptarët e kësaj ane.

Të Ngjashme