Lajme

Tre ndalime të punimeve pas inspektimeve në Gjakovë dhe Vushtrri

Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve në terren, ka konstatuar parregullsi në zbatimin e masave për siguri dhe shëndet në punë në dy objekte ndërtimi në komunën e Gjakovës dhe në një objekt ndërtimi në komunën e Vushtrrisë.

Për shkak të rrezikut për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve, Inspektorati Qendror i Punës ka marrë masë për ndalimin e përkohshëm të punimeve në të tria objektet, deri në përmbushjen e kërkesave dhe masave të nevojshme të sigurisë.

Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi për sigurinë dhe shëndetin në punë dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e aksidenteve në vendin e punës

Të Ngjashme