ShowBizzz

Albina Kelmendi flet pas Eurovision-it, zbulon shtetin që i është ofruar për ta përfaqësuar vitin tjetër

Albina Kelmendi në daljen e saj për ‘Ditë pas Dite’ ka përshkruar emocionet e forta që ka përjetuar në skenën e Eurovisionit.

Ajo së bashku me familjen çuan në finale Shqipërinë me projektin Duje i cili bëri jehonë në mediat ndërkombëtare.

Gjysmëfinalja ka qenë një emocion i papërshkrueshëm për ne, ndërsa në finale u mërzitëm dhe pati një zhgënjim nga ana jonë pasi pritëm të kishim pak më shumë mbështetje. U dëshpëruam shumë sepse nuk e pritëm atë vlerësim, që do të dilnim kështu dhe kur ka përfunduar finalja kam qarë dhe vetëm jam shfryrë’- rrëfeu këngëtarja, duke treguar edhe zhgënjimin që ka përjetuar.

Po ashtu Albina zbuloi se vitin tjetër mund ta shikojmë përsëri në skenën e Eurovision, pasi ka marrë një propozim për të përfaqësuar Suedinë.

TS Poll - Loading poll ...

Nuk e di nëse duhet ta them ende apo jo, por Suedia më është ofruar që të jem përfaqësuesja e tyre vitin e ardhshëm, jemi në bisedime’.