Furnizimi me ujë do të ndërpritet të shtunën, në disa zona të Prishtinës dhe rrethinës, për shkak të punimeve që do të realizohen në rrjetin e ujësjellësit.
Sipas njoftimit të ujësjellësit të kryeqytetit, zonat që do të preken nga ndërprerja janë Lagjja Nic, Çagllavica, Lagjja Qëndresa, një pjesë e Veternikut në drejtim të Rezonancës, si dhe Hajvalia.
Ndërprerja e furnizimit me ujë do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve.
Qytetarëve të këtyre zonave u rekomandohet që të bëjnë përgatitjet e nevojshme për kohën sa do të zgjasë ndërprerja.
