ShowBizzz

Albina Kelmendi publikon një foto me nënën dhe motrën, duken si tri pika uji

Albina Kelmendi, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi familjare, ku shfaqet së bashku me nënën dhe motrën e saj.

Në imazhin e publikuar në InstaStory, Albina pozon mes dy grave të familjes, ndërsa me humor i ka pyetur ndjekësit: “Cila ishte mami?”, duke etiketuar edhe motrën, Sidorelën, si dhe nënën e saj.

Fotografia ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve për ngjashmërinë e madhe mes tri anëtareve të familjes, të cilat shfaqen të buzëqeshura dhe elegante në një ambient festiv.

Albina është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë.

Të Ngjashme