Lajme

“Albini e luan shahun fort” – Gacaferi tregon si, sipas tij, dështoi plani i PDK-së

Anëtari i Guxo, Luan Gacaferi ka ironizuar PDK-në pas reagimit të komisionares evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila i cilësoi të papranueshme ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Gacaferi pretendoi se iniciativa e PDK-së ishte pjesë e një plani për të nxitur zgjedhje të reja dhe për të manipuluar qytetarët, duke ironizuar edhe ndarjen e ministrive dhe pozitave institucionale. Ai tha se tashmë, në vend të posteve, disa prej tyre mund të përballen me ndarjen e dhomave në burgjet e Dubravës dhe Dyzit.

Postimi i plotë:

O hajt mos u boni merak se tybe k’ta që e kanë inicuar atë ndryshim të ligjit me mujt edhe ka 25 vjet tjera jau shtojnë atyre në Hagë!

Po e kanë përdor atë ligj vetëm si preteks për një grushtet, me bindjen të thellë se Albini jau refuzon, e k’ta arrijnë mi manipulu masat!

Por ju dështoi plani, sepse Albini e luan “shahun” fort!

Nejse pak edhe po’m “dhimet” se sa i patën nda edhe ministrit se kush çka merr, edhe postet nëpër drejtori e institucione tjera i patën nda krejt, bile kishin shku aq larg sa edhe Freshidentin vendosën mi bo President!

Po nejse, tash me kismet prej Zotit shumë prej tyre në vend që t’i ndajnë ministritë, qysh i kishin ndarë, do t’i ndajnë dhomat e Dubravës e të Dyzit!

Të Ngjashme