Lajme

Kryeprokurori i Shtetit priti në takim përfaqësuesin e projektit të Bashkimit Evropian “EU4FAST”

Kryeprokurori i Shtetit, z. Zejnulla Gashi, priti në takim përfaqësuesin e projektit të Bashkimit Evropian “EU4FAST”, Arben Isufi.

Gjatë këtij takimi u diskutua për prioritetet dhe nevojat e institucionit të Prokurorit të Shtetit, mundësitë për forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, avancimin e kapaciteteve profesionale dhe identifikimin e fushave ku projekti “EU4FAST”, mund të ofrojë mbështetje konkrete për Prokurorin e Shtetit.

“Bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë mbetet thelbësor për forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e efektivitetit të ndjekjes penale dhe avancimin e kapaciteteve institucionale”, shkruhet në njoftim.

Të Ngjashme