Ish-ushtaraku Hafir Hoxha ka komentuar përmes një postimi në rrjetet sociale raportin mes inteligjencës dhe mençurisë në politikë, duke iu referuar edhe kryeministrit Albin Kurti.
Hoxha thekson se inteligjenca mund ta çojë një person deri te pushteti, por mençuria përcakton mënyrën se si ai e ushtron atë.
“Inteligjenca të jep mundësi. Mençuria të jep drejtim”, ka shkruar Hoxha.
Postimi i plotë:
Në politikë, inteligjenca nuk mjafton.
Albini Ishte inteligjent sepse erdhi në pushtet , tash po get u bë edhe i menqur !!’n
Njeriu inteligjent di të analizojë, të argumentojë dhe të gjejë zgjidhje.
Njeriu i mençur di kur të flasë, kur të heshtë, kur të dëgjojë dhe kur të tërhiqet.
Inteligjenca mund të të sjellë deri te pushteti, por mençuria tregon si e përdor pushtetin.
Sepse të dish shumë nuk do të thotë domosdoshmërisht të dish të veprosh drejt.
Inteligjenca të jep mundësi. Mençuria të jep drejtim.
