Alby the Goat ka dhënë disa mesazhe për banorët pas daljes nga Big Brother VIP Kosova 2.
Ajo ka dhënë një koment për secilin nga konkurrentët, disa nga të cilët e kanë mirëpritur, e disa reaguan në forma të tjera.
Një mesazh që mori vëmendje ishte ai drejtuar gazetarit e humoristit, Gani Gërmisë.
“Të lutem shumë edhe pse ndonjëherë më ke ofenduar, mos ofendo femrat brenda, tregohu pak më i qetë”, iu drejtua Alby.
Zeshkani tutje vazhdoi: “Qetësohu se të hapet goja pak si shumë”.
Alby vlen të ceket se u largua nga gara të premten duke lënë kështu edhe çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
Ajo është pëlqyer mjaftueshëm për lojën brenda dhe për situatat që ka krijuar.