ShowBizzz

Alec Baldwin shpërthen në lot ndërsa gjykata pushon çështjen ndaj vrasjes së kineastes!

Alec Baldwin shpërtheu në lot ndërsa gjykatësja në çështjen e tij “Rust” hoqi dorë nga akuza e ngritur kundër tij, pasi avokatët e tij mbrojtës argumentuan se prokurorët kishin zhdukur provat.

Gjykatësja Mary Marlowe Sommer e pushoi çështjen gjyqësore bazuar te shkeljet e policisë dhe prokurorisë, të cilat i fshehën provat nga pala mbrojtëse për çështjen e vrasjes me armë të producentes Halyna Hutchins gjatë xhirimeve të filmit “Rust”. “Zbulimi i vonuar i kësaj prove gjatë gjykimit ka penguar përdorimin efektiv të provave në një mënyrë të tillë që ka ndikuar në drejtësinë themelore të procedurave”, tha gjyqtarja Mary Marloëe Sommer, duke shpjeguar pjesërisht vendimin e saj për të pushuar çështjen.

Alec Baldwin shpërthen në lot ndërsa gjykata pushon

Përpara se juria të sillej në sallën e gjyqit të premten, ditën e tretë të gjyqit, avokati i Baldwin, Luke Nikas kërkoi që çështja kundër klientit të tij të pushohej, duke pretenduar se prokurorët zhdukën provat që do të ndihmonin në hedhjen e dritës mbi mënyrën se si municionet e vërteta u sollën në xhirimet e filmit Western Rust në 2021.

Baldwin, i cili u ripadit nga një juri e madhe në janar pasi më herët ishte pushuar si çështje, duke lënë sërish të hapur mundësinë që aktori mund të vinte në burg. Aktori ishte duke xhiruar një skenë  të filmit kur arma që ai mbante u shkarkua, duke vrarë kineasten Halyna Hutchins dhe duke plagosur regjisorin Joel Souza. Baldwin ka këmbëngulur në intervista se ai nuk e ka tërhequr këmbëzën e armës ose nuk e di pse ajo përmbante municion të vërtetë.

Alec Baldwin shpërthen në lot ndërsa gjykata pushon

Më herët gjatë ditës, gjatë një pushimi në gjykatë përpara se gjyqtarja të merrte vendimin e saj, Baldëin dhe anëtarët e familjes së tij, përfshirë gruan Hilaria, vëllain Stephen Baldwin dhe motrën Beth Keuchler dukeshin të kënaqur me mënyrën se si po shkonin gjërat.

Baldwin dhe Hilaria u përqafuan disa herë, dhe Hilaria buzëqeshte me ata që ishin ulur pranë saj në gjykatë. Vëllai Stephen iu afrua avokatit të Baldëin, Alex Spiro në korridorin jashtë sallës së gjyqit dhe i tha: “Na ke bërë kaq të lumtur. Ne po planifikojmë të festojmë.”

 



bal