Alfio Rrotani u skualifikua sot nga Big Brother Vip Albania.
Shefi i kuzhinës ishte i nominuar me Gabriele Mezinin, Gazin, Merin dhe Heidin. Por votat e publikut nuk e shpëtuan Alfion, i cili la sot shtëpinë.
Alfio ishte një nga ata banorët e qetë në shtëpi, pasi nuk pati debate me asnjë.
Sakaq gjatë qendrimit të tij në shtëpi Alfio foli për herë të parë për divorcin nga ish-partnerja e tij, Fatma Methasani.
Por kjo nuk mjaftoi për të bërë publikun me vete.
Për Alfion nuk pati as biletë kthimi.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb