Lajme

Alfio Rrotani flet për divorcin nga Fatma: E kam vuajtuar si kafshë…

Alfio Rrotani ka folur për divorcin nga ish-partnerja e tij, Fatma Methasani.

Gjatë një bisede me Meri Shehun dhe Fation Kuqarin, banori i Big Brother Vip ka rrëfyer se si ka përjetuar ndarjen nga Fatma, me të cilën ka një djalë.

Në bisedë e sipër, Alfio tha se e ka vuajtur shumë ndarjen, por nuk zbuloi arsyen e ndarjes.

“Pavarësisht gjërave që kanë ndodhur, unë kam kaluar vitet më të bukura të jetës sime. Kemi qenë gjashtë vite bashkë. E kam vuajtur si kafshë këto dy vite pas ndarjes”, tha Alfio.

TS Poll - Loading poll ...

© Credits instagram.com/bigbrotheralb_vip/ 

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo