Pas 90 ditësh protestë, mes qytetarëve kanë nisur të shfaqen grupime dhe iniciativa të reja për mënyrën se si duhet të vijojë aksioni në shesh. Alfred Cako mblodhi një grup protestuesish në Universitetin e Arteve, ku nuk munguan debatet dhe zënkat, ndërsa në fund u votua ngritja e një përfaqësie me 12 anëtarë për të bashkuar gjithë grupimet në protestë.
Pas më shumë se 90 ditësh protestë, brenda lëvizjes qytetare po shfaqen iniciativa të reja që synojnë një tjetër mënyrë organizimi dhe përfaqësimi.
Me nismën e Alfred Cakos, një grup protestuesish dhe qytetarësh u mblodh në amfiteatrin e Universitetit të Arteve për të diskutuar mbi të ardhmen e protestës dhe mënyrën se si ajo duhet të vijojë.
Në fjalën e tij, Cako shpjegoi arsyet e thirrjes së takimit, ndërsa ngriti edhe akuza ndaj disa prej personave të përfshirë deri më tani në protestë.
Ai paraqiti më pas propozimet e tij për organizimin dhe vijimin e mëtejshëm të protestës.
Gjatë takimit u hodh edhe ideja e krijimit të një force të re politike. Agron Dalipaj propozoi ngritjen e një partie me emrin “Patriotët Shqiptarë”.
Por mbledhja, e cila synonte afrimin e grupeve të ndryshme të protestës, u shoqërua edhe me debate e përplasje të forta mes të pranishmëve.
Në përfundim, pjesëmarrësit votuan për krijimin e një përfaqësie me 12 anëtarë, e cila do të ketë si synim bashkimin dhe koordinimin e grupeve të ndryshme që marrin pjesë në protestë.
