Lajme

Ali Ahmeti: Na duhet pajtimi Kosovë-Serbi për një Ballkan të qetë e në paqe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka folur për marrëdhënien mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai është shprehur se duhet një pajtim mes dy vendeve, ndryshe në Ballkan nuk mund të ketë qetësi.

“Që Ballkani të jetë i qetë e në paqe të qëndrueshme janë të interesuar të gjithë partnerët tanë strategjikë, të cilët edhe na kanë ndihmuar që Ballkani të hyjë në rrjedhja të përhershme dhe historike për të instaluar paqe e ardhmëri. Që të mos kemi një Ballkan të qetë, por të trazuar e në flakë është vetëm Kremlini.

E për të ardhur deri te Ballkani i pastër na duhet pajtimi. A e dini se si ka filluar procesi i pajtimit ndërmjet Francës, Gjermanisë dhe Italisë. Iniciativa u mor nga korporatat e qymyrgurit dhe  çelikut, këtu filloi por në substancë nuk ishin që të bashkoheshin korporatat, por në substancë ishte pajtimi. Pa pajtim,  çdo marrëveshje tjetër që do të bëhet është jo e qëndrueshme, e destinuar për dështim. Shqiptarët dhe serbët duhet të pajtohen, ose të vendosin a do të luftojnë”, tha Ahmeti për RTK.

Ai ndër të tjera ka folur dhe për Maqedoninë  eVeriut duke thënë se si vend anëtar i NATO-s dëshirojnë të bëhen pjesë e BE-së dhe të ketë një Ballkan të pastër.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo