Lajme

Alicia Kearns kritikon Serbinë për varrimin e Mlladiqit me nderime shtetërore

Deputetja britanike Alicia Kearns ka reaguar ashpër ndaj raportimeve se Ratko Mlladiq, ish-komandanti i forcave serbe të Bosnjës, i dënuar për gjenocid dhe krime lufte, do të varroset në Serbi me nderime të larta shtetërore.

Përmes një postimi në platformën X, Kearns ka kritikuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe Qeverinë e Serbisë, duke thënë se ata mohojnë gjenocidin e Srebrenicës, ndërsa tani planifikojnë ta varrosin me nderime të plota personin që, sipas saj, dha urdhrat për kryerjen e krimeve.

“Vuçiqi dhe Qeveria serbe e mohojnë gjenocidin në Srebrenicë. Tani do ta varrosin njeriun që dha urdhrat, Ratko Mlladiqin, me nderime të plota. Kjo është një rrëfim”, ka shkruar Kearns.

Ajo ka shtuar se, megjithëse Mlladiqi ka vdekur, miliona boshnjakë vazhdojnë të jetojnë, duke e cilësuar jetën e tyre si një fitore ndaj trashëgimisë së tij.

Reagimi i deputetes britanike vjen pas raportimeve se Serbia planifikon t’i bëjë varrim me nderime të larta shtetërore Mlladiqit, i cili u dënua me burgim të përjetshëm nga drejtësia ndërkombëtare për gjenocid dhe krime të tjera të kryera gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë.

Ndryshe, Ratko Mlladiq, ish-gjenerali i serbëve të Bosnjës, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime të tjera lufte gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë, ka vdekur dje në qendrën e paraburgimit të Kombeve të Bashkuara në Hagë.

Të Ngjashme