Lajme

Dita e tetë e protestës në Shqipëri – Studentët refuzojnë dialogun me Ramën, përleshje me policinë

Para dyerve të Kryeministrisë po vendosen karrige të kuqe.

Mbi to, kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, dorëheqja e të cilit po kërkohet që një javë me protesta, vendosi nga një mbishkrim “dialog”.

Kjo në kohën kur studentët protestues veçse ishin mbledhur për protestën në ditën e tetë të saj.

Rama u ofroj protestuesve dialog pa kushte.

“Tani, kush do dialog pa kushte, ku të dojë, kur të dojë, edhe këtu po të dojë, së bashku me qeverinë. Të vetmit që s’kanë të mirëpritur janë ata që bëjnë dhunë dhe ata që nuk distancohen nga dhuna”, ka thënë Rama.

Megjithatë, kërkesa e kryeministrit Rama nuk u mor parasysh nga protestuesit.

Këta të fundit, menjëherë demoluan karriget që vendosi Rama.

E me të kryer punë aty, protestuesit u zhvendosën te Ministria e Arsimit.

Nga këtu, protesta paqësore eskaloi në dhunë, ku protestuesit filluan të gjuajnë gurë në drejtim të institucionit.

Pastaj, filloi përleshja mes protestuesve dhe policisë, ku këta të fundit hodhën gaz lotsjellës për t’i shpërndarë turmat.

Kjo bëri që protestuesit të zhvendosen te Kryeministria, ku bllokuan rrugën dhe filluan të gjuanin Policinë e Shqipërisë me gurë.

Pak më larg, protestues të maskuar demoluan banera dhe objekte të tjera që gjetën në rrugë.

Nga protestat masive të studentëve që nisën e cila nisën  më 13 tetor, Policia thotë se deri më tani 295 persona janë plagosur, përfshirë 186 oficerë.

Ndërkohë, Rama ka bërë të ditur se qeveria po shqyrton mundësinë e uljes së moshës së përgjegjësisë penale, si dhe masat për kufizimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga fëmijët nën 16 vjeç.

Të Ngjashme