Alketa Vejsiu, ka udhëtuar ditën e sotme drejt Zvicrës, ku është duke punuar me kompaninë e saj për një event martesor, ndërsa ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram momente nga udhëtimi.
Megjithatë, përtej pamjeve piktoreske nga vendi europian, ajo çka ka tërhequr vëmendjen është rrëfimi i moderatores në lidhje me një incident që i ka ndodhur, që e ka detyruar të ndalohet edhe nga Policia.
Arsyeja e ndalimit është fakti se Vejsiu ka harruar pashaportën tek dikush që nuk udhëton me të dhe kjo është e paligjshme në Zvicër. Gjithsesi, pas “negocimeve” me autoritetet ajo ka arritur të sigurojë një leje qëndrimi të përkohshme që nuk do t’i prishë as udhëtimin dhe as punën, ndërsa Alketa e quan jetën e saj film.