Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar Alma Bektashi pas një kohe të gjatë ka dhënë një intervistë në programin “E Diell”, ku ka folur për jetën e saj profesionale dhe personale.
Këngëtarja është ndalur edhe te divorci nga bashkëshorti, duke e cilësaur si diçka normale pasi njerëzit ndahen e bashkohen çdo ditë.
Alma tha se tashmë është shumë e lumtur dhe se jeta e saj është në një etapë të re. “Njerëzit çdo ditë divorcohen, bashkohen, lidhen me dikë tjetër, është një proces që ndodh, nuk jam as e para dhe as e fundit, jeta vazhdon. Si ndihem tani si beqare? Shumë e lumtur!
Për momentin jam pas fëmijëve, ta nxjerr dhe djalin se është 17 vjeç dhe pastaj.. Zakonisht në mëngjes jam ajo mami që zgjoj kalamajtë, vajza shkon në punë, djali në shkollë, pastaj shkoj në fakultet dhe jap mësim, pastaj punët e tjera në shtëpi, si të gjitha gratë”, u shpreh këngëtarja.
bal