Lajme

“Alo, policia, i pagova për se*ks por refuzoi!” Eskorta: Ishte i pistë! Si u zbulua çerdhja e prostitutave latine

Nëse i referohemi dosjes hetimore që bën fjalë për goditjen e një baze prostitucioni me vajza latine në Elbasan, tingëllon mjaft ironike forma se si u zbulua grupi i prostitucionit. As më shumë e as më pak, ata u denoncuan nga një klient.

Personi në fjalë, kishte paguar vajzat amrikano-latine por nuk kishte marrë shërbimet seksuale të premtuara apo dakordësuara. Për këtë arsye, ai i denoncoi në polici. Madje, shtetasi shqiptar tha se njëra prej vajzave e kërcënoi me thikë.

‘Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Elbasanit ka marrë njoftimin se një shtetas kishte nevojë për ndihmeë. Kur ka shkuar në vendngjarje ka marrë kontakt me A.T. Ky shtetas ka bërë me dije se i ka dhënë 40 mijë lekë të vjetra dy shtetasve të huaja, por nuk ka marrë shërbimet e premtuara dhe njëra prej tyre e ka kërcënuar me thikë. Patrulla e përgjithshme më pas ka shkuar në banesë dhe ka gjetur dy shtetase kolumbiane dhe një maroken’ dosja hetimore.

Pra, sipas dosjes hetimore, baza e prostitucionit nga vajzat e huaja është zbuluar vetëm nëpërmjet kësaj ngjarje aksidentale, pasi përndryshe vajzat mund të vazhdonin me punën e tyre.
Shtetasi shqiptar me inicialet A.T pretendonte se kishte gjetur profilet e vajzave në faqet online të eskortave. Ato profile janë verifikuar nga ana e policisë dhe kanë rezultuar me fotot e tyre.
Vajza e intervistuar nga ana jonë, në deklarimet e saj në komisariatin e policisë së Elbasanit ka dhënë një tjetër version të ngjarjes. Ajo ka treguar mënyrën se si është takuar me shtetasin A.T dhe pse nuk ka pranuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

Me shtetasin A.T jam takuar rastësisht në rrugë. I kam dhënë numrin e telefonit dhe kemi folur me video ku kemi rënë dakord të paguante 50 euro për marrëdhënie seksuale. Ai erdhi me një shok të tij në banesë, pavarësisht kësaj e prita. E futa te dhoma. Ai filloi të zhvishej, por unë nuk u zhvesha sepse mbante erë të keqe dhe nuk më pëlqeu. E refuzova. Kërkova ndihmën e shoqes sime dhe e nxorrëm jashtë. U inatos se e refuzova dhe nuk bëri asnjë pagesë dhe njoftoi policinë.

See also  Protestat, projektet e Sazanit dhe Zvërnecit dhe integrimi i Shqipërisë në BE, Rama flet për largimin si kryeministër: Është rasti më i bukur për të dhënë dorëheqjenMegjithatë, në intervistën për Inside Story, vajza jep krejtësisht një version tjetër të historisë. Ajo pretendon se deklarimet e saj në polici nuk janë të vërteta. Ajo pretendon se policia ka shkruar çfarë ka dashur, duke qenë se nuk kishte përkthyese. Kjo, është një akuzë mjaft e rëndë që kërkon verifikim nga instancat ligjzbatuese…

‘Kur më arrestoi policia, nuk kisha asnjë avokat, asnjë përkthyese. Në ata letra mund të jetë gjithçka dhe me presion firmosa deklaratën time. Nuk e dija se çfarë kishin shkruar’ u shpreh eskorta
‘Kur më arrestuan, unë isha arratisur nga vendi ku qëndroja. Isha shumë e lodhur dhe nuk e përballoja këtë lloj jete me kaq shumë shfrytëzim seksual sepse prisnim të gjithë burrat që na sillnin. U lodha me këtë lloj jete dhe së bashku me një shoqen time vendosëm të largoheshim dhe arritëm të merrnim një apartament tonin. Dikush që kishte bar kafe na ndihmoi shumë. Një ditë të bukur vjen një djalë i ri në derën tonë. Donte të futej në apartament, por ne nuk pranuam të futej në shtëpi dhe e kthyem. Më pas kthehet së bashku me policinë dhe na arrestuan’ u shpreh eskorta.

Nëse i referohemi dosjes hetimore, citohet një tjetër dëshmi e vajzës. Aty thuhet se ajo ka pasur edhe një mosmarrëveshje me tutoren e saj. Një grua nga Peruja e cila kujdesej për organizimin e aktivitetit, gjetjen e klientëve etj. Në dosje thuhet se mes vajzës dhe tutores kishte mosmarrëveshje për ndarjen e fitimeve.
‘Shtetasja peruane Makarane i ka udhëzuar dhe i ka informuar për pjesën e punës, por ajo është mësuar të punojë dhe të paguajë 25% të fitimit. Nuk i ka pëlqyer që shtetesja Makarane i ka kërkuar 50% të fitimit, prandaj ka vendosur të dalë dhe të punojë individualisht’ dosja hetimore
‘Bien në dakordësi, tutori dhe skorta, bien në dakordësi në ndarjen e parave me %. Ata bien në dakordësi që kur vijnë dhe zakonisht për qindja është 50-50’ u shper Suada Pucesta, avokate

See also  Parashikimi i motit/ Ja sa do të shënojë termometri ditën e sotmeVajza nga Amerika Latine e intervistuar nga Inside Story rrëfen për qarkullime të mëdha parash. Nëse i referohemi dëhsmisë së saj, puna nuk mbaronte kurrë. Ajo priste një numër të madh klientësh ditë e natë.

‘Nuk e di sa klientë mund të kemii pasur, pasi shumë herë ne ishim duke fjetur. Më zgjonin, hynte dikush, dilte tjetri, por kanë qenë shumë gjatë gjithë ditës’ u shpreh eskorta
Pavarësisht fitimeve, aventura e vajzës në Shqipëri doli të ishte mjaft negative. Ajo ka qëndruar për disa muaj në burg nën akuzën ushtrimit të prostitucionit. Ajo tashmë shpreson që të kthehet sa më parë në atdheun e saj, pasi do të largohet nga kjo jetë. Ose, të paktën kjo ëhstë cfarë ajo shpreh…

‘Burg? 7 muaj dhe dy javë.
Dua vetëm të kthehem në vendim tim. Të jem pranë familjes sime dhe të vazhdoj të studioj. Këto janë planet e mia për të ardhmen’ u shpreh eskorta
‘Nuk është se kanë shfaqur pendesë në lidhje me veprën penale, por vetëm kërkojnë që të largohen sa më shpejt nga Shqipëria dhe të largohen drejt familjeve të tyre’ u shpreh Suada Pucesta, avokate./Top Channel

Të Ngjashme