Alpinisti i njohur amerikan, Alex Honnold, ka realizuar një tjetër akt ekstrem, duke u ngjitur në një rrokaqiell në Tajvan pa përdorur litar, parzmore apo pajisje sigurie.
Bëhet fjalë për Taipei 101, ndërtesën ikonike me 101 kate, e cila arrin lartësinë 508 metra dhe është ndërtuar nga çelik, xham dhe beton, me një dizajn që i ngjan një kërcelli bambuje.
Honnold është i famshëm në mbarë botën për ngjitjet e tij të rrezikshme “free solo”, dhe veçanërisht për faktin se është njeriu i parë që ka ngjitur El Capitan, shkëmbin gjigant graniti në Parkun Kombëtar Yosemite në Kaliforni, gjithashtu pa litar dhe pa pajisje sigurie.
Ngjitja e Taipei 101 konfirmon edhe njëherë reputacionin e Honnold si një nga alpinistët më të guximshëm dhe më të jashtëzakonshëm të kohës sonë, duke shtyrë kufijtë e asaj që konsiderohet e mundur në botën e alpinizmit ekstrem.
/tiranapost
