Moderatorja Roza Lati ka hedhur poshtë spekulimet që qarkullojnë rreth një emisioni të mundshëm së bashku me nënën e saj, aktoren e njohur Rita Lati.
Në një postim të fundit në ‘Instastory’, Roza i është përgjigjur zërave duke i quajtur “negativë dhe tendenciozë”, ndërsa nënvizon se nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet që janë përhapur së fundmi.
Në postimin e saj, Roza ka shkruar: “Jeni shumë negativë, tendenciozë. Lat nam. Asgjë nga këto që keni shkruajtur nuk është e vërtetë. Mendoj efektin surprizë që do të keni në vazhdim.”
Ky mesazh sugjeron se prezantuesja ka plane të tjera në mendje, duke lënë hapur mundësitë për surpriza të reja.
Në këtë pikë, pyetja që mbetet është: Çfarë do të sjellë Roza Lati në sezonin e ri televiziv? A do ta shohim sërish në ekranin e “Top Channel” apo do të shfaqet në një televizion tjetër?
lokimagazine