Lajme

“Amaneti” i Fjolla Morinës para shtrimit në spital, frika që kishte këngëtarja: Vajzën e kam amerikane

TIRANË- Këngëtarja Fjolla Morina, para se të shtrohej në spital, ka dhënë një intervistë për mediat, duke lënë ‘amanetin’ e fundit.

Fjolla Morina nuk ndalet me akuzat kundrejt ish-partnerit të saj Fisnik Sylës. Në një intervistë për “Prive”, ajo thekson se këto persona kanë dashur që ajo të përfundojë në spital psikiatrik.

“Jam e tensionuar. Kjo është normale kur njerëzit fillojnë e punojnë kundër teje gjatë. Kjo është një shkollë për të cilën është punuar me vitë të tëra. Janë munduar të më nxjerrin në mënyrën që unë s’jam mirë. Kanë dashur që unë të shkoj te doktori, që të humb të vërtetën. I-Cloud e telefonit tim kur kam qenë në Kukës e kanë pasur njerëz të tjerë. Këta njerëz kanë punuar pas shpine që unë të dështoj.”– tha Fjolla.

Shqetësimi kryesor që ajo ngriti në këtë intervistë është vajza e saj e dytë:

“E kam vajzën amerikane. Nëse më ndodh diçka, motra ime prej Amerikës do bëjë denoncimin nëse më ndodh mua diçka.”

Në lidhje me këtë situatë para disa ditëve reagoi për herë të parë nëna e saj, Selvete Rexha, e cila tha se distancohet plotësisht nga publikimet e saj dhe u kërkoni falje publikisht personave të përmendur në videot e Fjollës. Selvetja pranon se këngëtarja ka probleme të shëndetit mendor.