Lajme

Ambasada e Francës në Kosovë njofton për premierën e filmit “Dua” në Kanë

Filmi i metrazhit të gjatë, i regjisores Blerta Basholli, do të ketë premierën botërore në Semaine de la Critique në Kanë.

Ky bashkëprodhim i Kosovës, Zvicrës dhe Francës  mbështetet nga institucione të rëndësishme si Qendra Kinematografike e Kosovës dhe CNC në Francë.

Historia e filmit, që tregon kërkimin e një vajze të re për identitetin e saj në Kosovën e viteve 1990, është frymëzuar nga përvojat personale të regjisores.

“Ky film i metrazhit të gjatë, me regji nga Blerta Basholli dhe bashkëskenar me Nicole Borgeat, një bashkëprodhim i Kosovës , Zvicrës dhe Francës , do të ketë premierën botërore në Semaine”, ka njoftuar Ambasada e Francës në Kosovë.  

Njoftimi:

Filmi “DUA” përzgjidhet në Semaine de la Critique të Festivalit të Filmit në Kanë

Ky film i metrazhit të gjatë, me regji nga Blerta Basholli dhe bashkëskenar me Nicole Borgeat, një bashkëprodhim i Kosovës , Zvicrës dhe Francës , do të ketë premierën botërore në Semaine de la Critique #Cannes2026

Filmi mbështetet nga disa institucione të rëndësishme: Qendra Kinematografike e Kosovës, Centre national du cinéma et de l’image animée (CNC) në Francë, Zyra Federale e Kulturës në Zvicër, ARTE, Eurimages, si dhe partnerë zviceranë dhe kosovarë.

Vitin e kaluar, Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, pati kënaqësinë të vizitojë xhirimet e filmit “DUA”, i cili tregon historinë e një vajze të re në kërkim të identitetit në Kosovën e viteve 1990 – një rrëfim i ndjeshëm i frymëzuar nga përvojat personale të regjisores së talentuar.

Të Ngjashme