Ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë, Alastair King-Smith, pas takimit të zhvilluar me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi, ka bërë thirrje që të përshpejtohet miratimi i reformës zgjedhore, me përfshirjen e të gjitha palëve politike.
Ambasadori bëri thirrje për të miratuar Reformën Zgjedhore përpara zgjedhjeve parlamentare, përfshirë rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
“Ambasadori britanik, Alastair King-Smith u takua sot me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi për të konfirmuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Komisionin. Ambasadori bëri thirrje për të miratuar Reformën Zgjedhore përpara zgjedhjeve parlamentare, përfshirë rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Të gjitha perspektivat politike duhet të përfshihen në debatin mbi Reformën Zgjedhore”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo