Lajme

Ambasadori britanik në Prokurorinë e Posaçme, takim me Dumanin dhe prokurorët e SPAK

Ambasadori i Britanisë në Shqipëri, Alastair King-Smith prej rreth dy orësh ndodhet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Burime për media bëjnë me dije se ambasadori britanik është duke zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani si dhe me prokurorët e tjerë të këtij institucioni të drejtësisë.

Mësohet se temë e takimit gjatë këtij takimi ka qenë hetimet pasurore dhe grupet e narkotrafikut shqiptar në Britani.

Vijon…

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo