Lajme

Ambasadori gjerman për dialogun Kosovë- Serbi: Aktualisht s’ka progres

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, vlerëson se në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian nuk ka përparim aktualisht, ndonëse pritjet e BE-së janë që të ketë vullnet politik për të bërë progres në këtë drejtim.

Ai tha se përparimi në dialog është i nevojshëm duke pasur parasysh faktin që qëllimi përfundimtar i këtij procesi është anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në BE.

Kërpudhat zhduken nga rrënjët: bëjeni këtë gjatë natës
“Unë e di që ka zgjidhje, por gjithmonë ka zgjidhje diku. Për qytetarët e rajonit, e veçanërisht për ata nga Kosova apo Serbia, është e rëndësishme që të ketë progres, të ecim përpara”, u shpreh Rode.

“Të gjithë e dinë se kjo mund të arrihet vetëm nëse kemi normalizim të marrëdhënieve. Pa normalizim nuk ka anëtarësim në BE”, shtoi ai.

Rohde mes tjerash pas debatit për 10-vjetorin e Samitit të Berlinit, tha se qëllimi kryesor i Procesit të Berlinit është tregu i përbashkët rajonal, ku nga ky proces kanë përfituar vendet e Ballkanit Perëndimor. Ambasadori gjerman ka lavdëruar vendimin e Kosovës për të hequr njëanshëm regjimin e vizave për shtetasit e Bosnje dhe Hercegovinës.