ShowBizzz

Amos Zaharia thyen heshtjen për divorcin e të motrës: Është tronditëse

Elia Zaharia dhe Princ Leka u divorcuan zyrtarisht më 25 prill 2024, pas një kalvari të gjatë në dyert e gjykatës.

Në media u aludua se divorci erdhi për shkak të tradhtisë, pasi Princ Leka ka krijuar një marrëdhënie të re me fotografen Blerta Celibashi.

Vëllai i Elias, Amos Zaharia, ditën e sotme ka folur për herë të parë për këtë situatë dhe divorcin e motrës.

I ftuar në një emision televiziv, Amos tha se askush nuk e do divorcin, por kjo gjithashtu është njerëzore.

Ai tha se kanë kaluar një periudhë të vështirë, për shkak edhe të gjithë lajmeve që kanë qakrulluar në rrjet, por thotë se mbështetja e tij për Elian është e pakushtëzuar.

Amos Zaharia: Në fillim kemi qenë “Tommy e Jerry”. Kur unë dhe Elia ziheshim bëhej spektakël, e merrte vesh një lagje e tërë. Por me kalimin e viteve, aq më shumë mik bëhem me Elian. Mosha dhe pjekuria na ka bashkuar dhe vijon të na bashkojë. Kemi raport shumë të mirë, Elia është një mikeshë shumë e mirë. Ka këshilla praktike dhe është me këmbë në tokë. Unë deri në moshën 12-13 vjeçare kam qenë një makth për familjarët e mi. Prindërit na kanë dhënë të dyve dashuri të pakushtëzuar. E ndjej veten me shumë fat. Ne jemi gjithmonë protektivë ndaj njëri-tjetrit. Sa herë që secili nga ne përballet me një sfidë familja është mbështetja e parë. Unë jam pranë Elias me gjithë qenien time kur ajo ka nevojë për mua.

Problemet i bashkojnë edhe më shumë njerëzit sepse krijohet më shumë ndjesia e unitetit. Unë jam aty për të sa herë ajo të ketë nevojë dhe anasjelltas.



lokimagazine