ShowBizzz

Ana Lika me dedikim prekës për nënën e ndjerë: Mezi pres të flas me ty

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas (8 Mars), aktorja Ana Lika, tregon se i mungon gruaja më e shtrenjtë – nëna.

Edhe pse kanë kaluar vetëm dy muaj që nga ikja e saj, artistja shqiptare duket se i ka të freskëta akoma plagët.

Bukuroshja e njohur ka publikuar së fundmi një fotografi nga fëmijëria, ku nëna e mban në krah dhe e ka shoqëruar me këngën “Come Mia Madre”nga artisti italian, Giordana Angi.

Image
Ana Lika/Instastory

“Mezi pres te flas me ty për të marrë frymë përsëri, Kërkoj falje nëse nuk të thashë se sa shumë të dua”, janë vargjet që ka zgjedhur aktorja.

Ilda Gjoni kujtojmë që u nda nga jeta në një moshë të re, duke lënë pas tre fëmijë.

Ajo humbi betejën me një sëmundje të rëndë, ndonëse ka lënë zbrazëti shumë të madhe te të gjithë ata që e njohën.

Ana nga ana tjetër po vazhdon angazhimet në karrierë, me filma e seriale, si aktore.