ShowBizzz

“Andi Murra, prehu në paqe”/ Ish-banori i BBVA publikon foton në arkivol dhe shokon me deklaratën

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Rogert Sterkaj, ka bërë një postim të ashpër në rrjetet sociale, duke shënjestruar koreografin Andi Murra.

Në profilin e tij në Instagram, Sterkaj ka publikuar një imazh të krijuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqet portreti i Murrës, i shoqëruar me mbishkrimin “R.I.P. Andi M.A.R.R.E.”.Krahas fotografisë, ish-banori i BBVA ka shkruar: “Andi M.A.R.R.E., gjej vend e futu!”,duke përdorur edhe simbolin e një arkivoli.

Në vijim, Sterkaj ka bërë një akuzë të rëndë, duke shkruar: “Familjet shqiptare nuk e falin ngacmimin seksual të fëmijëve!”,ndërsa e ka përmbyllur reagimin me fjalët: “Drejtësi vs. Vetëgjyqësi!”.Postimi përmban pretendime serioze, por Sterkaj nuk ka paraqitur në të prova që i mbështesin akuzat. Nuk ka gjithashtu informacion të konfirmuar që e lidh Murrën me ndonjë vepër të tillë.

Deri më tani, nuk ka një reagim publik të Andi Murrës lidhur me këtë postim.

Të Ngjashme