ShowBizzz

Andi Murra reagon për herë të parë pasi emri i tij u përfshi në skandal: “I kam ruajtur të gjithë postimet” (Foto)

Koreografi dhe drejtuesi i akademisë së kërcimit, Andi Murra, ka reaguar publikisht pasi emri i tij u përfshi në diskutimet që kanë shoqëruar publikimin e videove intime të disa personazheve të njohur.

Përmes një postimi në Instagram, Murra ka mohuar çdo lidhje me materialet që po qarkullojnë në rrjet, ndërsa ka paralajmëruar se do të ndjekë rrugën ligjore ndaj personave që kanë publikuar pretendime të pavërteta për të.

“Të gjithë ata që kanë postuar lajme apo video të rreme do të ndiqen nga avokatët dhe do të përgjigjen para ligjit!”, shkruan ai.

Në vijim, Murra thekson se ka ruajtur publikimet që lidhen me emrin e tij, duke bërë të ditur se ato mund të përdoren për veprimet e mëtejshme ligjore.

“I kam ruajtur të gjitha postimet. Asnjë video nuk është e imja apo e ndonjë që njoh unë”, deklaron ai.

Në reagimin e tij, Murra ka publikuar edhe një pjesë të nenit 119 të Kodit Penal, që lidhet me fyerjen, duke e shoqëruar paralajmërimin me referencën përkatëse ligjore.

Deklarata vjen pasi emri i tij është përmendur në rrjetet sociale në lidhje me skandalin e videove intime që ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë ditëve të fundit.

Me këtë reagim, Murra hedh poshtë pretendimet që e lidhin me materialet dhe paralajmëron se nuk do t’i lërë pa përgjigje publikimet që i konsideron të rreme.

Të Ngjashme