ShowBizzz

Angelina Mango triumfon në festivalin “Sanremo 2024”, për herë të parë pas 10 vitesh fiton një grua

Angelina Mango është vajza 22-vjeçare që triumfoi mbi të gjithë në festivalin “Sanremo 2024”. Këngëtarja e re, me këngën “Mërzia” shkruar së bashku me Madame, ka marrë 40.3 për qind të totalit të votave, në tre mënyrat: Televotim, Press Room dhe juria e radios

Mes lotësh ajo falënderoi publikun për mbështetjen që i ka dhënë. Edhe babai i saj Mango u ngjit në skenën e Sanremos në 1985 për të debutuar në kategorinë e të rinjve.

Babai im u ngjit në këtë skenë gati 40 vjet më parë. E sigurisht kjo më lidh më shumë me skenën sepse është një vend jo i panjohur për familjen. Kam dëgjuar shumë të flasin për Sanremon që kur kam qenë fëmijë. Prandaj është një emocion i madh të ngjitesh në këtë skenë”, tha ajo.

Në finalen e edicionit të 74-të të festivalit të Sanremos, Geolier u rendit i dyti, ndërsa e treta ishte Annalisa me këngën “Sinqerisht”. Mango do të përfaqësojë Italinë edhe në Festivalin Evropian të Këngës Eurovision.

Një këngë jo shumë konvencionale si për Sanremon, ku kryesisht fitojnë baladat e lehta.

Është ndoshta edhe kënga më ekstravangante fituese që prej kur Maneskin me hard rock-un e tyre “Zitti e Buoni” triumfoi jo vetëm në Sanremo, por edhe në Eurovision.

/abcnews.al