I biri i Ramush dhe Anita Haradinajt ka përmbyllur një etapë të rëndësishme të jetës së tij, duke marrë pjesë në mbrëmjen e maturës. Në këtë ngjarje, ai u shfaq elegant dhe tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e tij.
Anita Haradinaj ka ndarë disa fotografi nga kjo mbrëmje në rrjetet sociale. Krahas imazheve të publikuara, ajo ka shkruar: “Ramush kemi bërë kryevepër”, shkruan “Kosovarja”.
Postimi i saj pasqyron emocionet dhe krenarinë e një nëne për arritjen e të birit në një nga momentet më të rëndësishme të rinisë.

