Lajme

Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e të dyshuarit për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për ta lokalizuar një person që dyshohet për vjedhje të rëndë.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në lokalizimin e personit Fidan Kamisholli. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e rëndë”, thuhet në njoftim.

Policia fton qytetarët që kushdo që ka informata për këtë person, t’i njoftojnë menjëherë forcat e rendit.

“Për çdo informatë që mund të çojë lokalizimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”, thuhet në njoftim.

Të Ngjashme