ShowBizzz

Anna Lika dhe Bjordi Mezini në pritje të fëmijës së tyre të parë

Bjordi Mezini dhe Anna Lika po përjetojnë një nga momentet më të rëndësishme në jetën e tyre personale, teksa presin me emocion të bëhen prindër për herë të parë.

Çifti, i cili prej kohësh ka qenë në një lidhje dashurie të konsoliduar, ka vendosur ta ndajë këtë lajm të veçantë me të afërmit dhe miqtë më të ngushtë.

Ditën e sotme, në rrjetet sociale janë shpërndarë foto të çiftit gjatë një feste të organizuar për këtë rast të veçantë.

Në imazhet e publikuara, shihen momentet e lumtura dhe të emocionuara të Annës dhe Bjordit, të cilët ndajnë këtë gëzim të madh me miqtë e tyre të dashur. Edhe pse gjinia e foshnjës ende nuk është zbuluar, festimet e mëdha po vazhdojnë, dhe me siguri ky detaj do të bëhet i njohur në një event të ardhshëm.

Në pritje të këtij momenti të rëndësishëm në jetën e tyre, i urojmë Annës një shtatzëni të mbarë dhe Bjordit shumë suksese në këtë kapitull të ri familjar!



lokimagazine