ShowBizzz

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Për një gjë u bë një diskutim i përgjithshëm

Anna Wintour është një grua që prej vitesh po i shtyn kufijtë në botën e modës dhe tashmë fokusi i saj ishte te zgjedhja e këpucëve.

Redaktorja legjendare e revistës “Vogue”, Anna Wintour, është gjithmonë e veshur në mënyrë të përsosur dhe shumë zonja të famshme i shmangen gjykimit të saj të tepruar.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anna Wintour (@wintourworld)

Kudo që shfaqet kjo ikonë e modës, ajo ju merr frymën me stilin e saj të guximshëm, duke vendosur tendenca të reja me kombinimet e saj të veshjeve.

Edhe pse mund të ketë çdo veshje të shtrenjtë, ajo gjithmonë tregon se më e rëndësishmja është se si dikush prezanton një stil të caktuar.

Anna së fundmi u pa në sfilatën e Ralph Lauren në Nju-Jork dhe ajo shkëlqeu me zgjedhjen e veshjes së saj për atë rast, veçanërisht për shkak të modelit.

Kësaj radhe gruaja që ka sunduar në mënyrë sovrane skenën botërore të modës për dekada me radhë vendosi një fustan të gjatë me vija në nuancën blu dhe të bardhë dhe as ajo nuk i rezistoi dot modelit që adhurohet nga shumë zonja.

Nga ana tjetër, zgjedhja e çizmeve ra në sy të shumëkujt dhe ndërkohë që disa ishin dakord se përshtateshin në mënyrë perfekte me stilin, kishte edhe nga ata që mendonin se një model tjetër këpucësh do t’i përshtatej shumë më mirë.