ShowBizzz

“Anthony është duke kërkuar rrugën e suksesit”, Pirro Çako flet si rrallëherë për djemtë e tij: Si më befasoi i vogli

Kantautori i njohur, Pirro Çako ka dhënë një ndër intervistat e tij të rralla në emisionin “ABC e Mëngjesit”. Ai ka folur për gjithçka, nga këngët e fundit të publikuara, vitet e para të karrierës dhe deri te marrëdhënia me dy djemtë.

Pirro theksoi se tashmë djali i madh është duke kërkuar rrugën e suksesit, pasi është zbuluar si artist në Francë dhe ka marrë shumë oferta. Mirëpo, mes tyre mesa duket bashkëpunimi do të jetë i largët, pasi sipas Pirros, Anthony është në kërkim të karrierës së tij në këto momente.

Ndërsa, sa i përket djalit të vogël. Çako tha se në këngën e fundit “Radio në qiell”, një bëlbëzim e tija e rastësishme është kthyer në një kujtim, që do t’i mbetet gjithë jetën përmes këngës.

Nuk kemi menduar të bashkëpunojmë sepse Anthony është duke kërkuar rrugën e vetë të suksesit në këtë fazë. Po në të ardhmen, sigurisht do e kemi. Tani është në këtë fazë, siç kam qenë dhe unë dikur. Është në kërkim. Shpresoj që pas këtyre coverave të hidhet në ato produksionet e mirëfillta dhe tani ka shumë oferta. Është një moment që duhet ta përdori shumë mirë suksesin që ka.

Unë doja të thoja diçka, që nuk doja të ndaja dy djemtë se te kënga ‘Radio në qiell’, kur po punoja në piano, ai kishte bëlbëzuar dhe unë kur e dëgjova rrugës e kuptova që kishte dal diçka krejt rastësisht. Edhe kur shkova në studio te Kledi, më tha që ka dalë shumë bukur, mos e hiq. Ky do të jetë dhe një kujtim për të për të gjithë jetën, që ai do ta ketë që ka kënduar me babain e tij”, u shpreh Pirro./abcnews.al