Personazhet e “Big Brother VIP” që kanë shprehur një mospëlqim ndaj moderatores Kiara Tito nuk kanë qenë të paktë.
Një ndër to është edhe ish banorja tjetër e reality show-t, Antoneta Koçi, e cila ka qenë e ftuar së fundmi në një intervistë për “D-Night”.
Antoneta u shpreh se Kiara shpesh sillet si arrogante, bëhet mendjemadhe shumë shpejt dhe përpiqet të bëjë gjërat që do publiku. Ajo gjithashtu shtoi se banorët e tjerë të shtëpisë i trajtonte si të ishin një publik i thjeshtë.
“Kiara në thelb nuk mendoj se është vajzë e keqe, thjesht i fluturon mendja shumë shpejt. Pra, bëhet mendjemadhe shumë shpejt. Dhe është arrogante. Mua për shembull ta them tani më ka ndodhur në një nga situatat që kemi qenë me xhirime në Big Brother që kundrejt disa personazheve kishte një qasje sikur ishim publik. Nuk kishte atë respektin që duhet të kesh për dikë që e njeh. Pavarësisht se në një moment mund të kesh shumë popullaritet, jetës nuk i dihet asnjëherë. Në një moment mund të jesh më e kërkuara, në një moment mund të jesh e harruara. As kokën nuk e ktheu për të përshëndetur njeri, thjesht shkoi te dy-tre personat që qëndron gjithmonë. Mendoj se herë-pas-here sillet në mënyrë të tillë që të pëlqehet, bën gjëra që do publiku.”-tha ajo.
View this post on Instagram