ShowBizzz

Anullohet dasma, merr fund lidhja e shumëpërfolur e Luana Vjollcës me Krenar Çoçajn?!

Luana Vjollca i është rikthyer muzikës, por pikerisht bashkëpunimi i saj me i ri me Lumi B, i titulluar “Atë natë”, ka nxitur diskutime te medha. Kënga i dedikohet ndarjes dhe historive të mbyllura e mesa duket, pas saj qëndron edhe diçka tepër personale. Moderatorja vete ka ndarë para pak ditësh disa postime, ku e ka konfirmuar diçka të tillë. Më në fund, është zbuluar edhe se çfarë ka nënkuptuar me këtë. Sipas burimeve ekskluzive për revistën “Who”, Luana i ka dhënë fund marrëdhënies me Krenar Çoçajn.

Anullohet dasma, merr fund lidhja e shumëpërfolur e Luana

Edhe pse lidhja e tyre nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht, ka qenë gjithnjë në vëmendje të mediave rozë. Burimet nuk shpjegojnë cila ishte arsyeja që i dha fund lidhjes disavjeçare dhe pak gjasa ka që ta mësojmë nga vetë Luana, që ka qenë gjithnjë shumë hermetike lidhur me jetën private. Pas gati 8 vitesh kanë qenë së bashku, ku shpesh është përfolur edhe për martesë, çifti i kanë dhënë fund njëherë e mirë, duke zgjedhur që të jetojnë jetën e tyre të ndarë. Në fakt, që në fillimet e saj, kjo histori ka pasur ulje-ngritjet e saj, me probleme mes tyre që vinin si shkak i xhelozisë së Krenarit për Luanën. Por duket se gjërat ishin stabilizuar me kalimin e kohës, ndërsa në verën e 2017-ës mediat shkruan se Luana dhe Krenari po përgatiteshin për ceremoninë e tyre të dasmës.



bal