Këngëtari nga Kosova Ledri Vula disa orë më parë ka bërë një postim që ka shqetësuar fansat e tij. Duket se Vula nuk është në gjendje fort të mirë shëndetësore dhe i është dashur të anulojë koncertin e radhës që do të mbahej në qytetin e Zyrihut në Zvicër. Teksa ndodhej i shtrirë me një serum në krah, Ledri u ka kërkuar ndjesë fansave të tij për mungesën në koncert.
“Party people. Me përulje dhe mirëkuptim, më duhet të ju njoftoj se koncerti im sonte në Zone Club është i pamundur për shkak të situatës shëndetësore që kam. Do të kthehem së shpejti dhe do të festojmë së bashku.”-shkruan Ledri krah fotografisë.
bal