Lajme

Apeli liron nga akuza për keqpërdorim ish-kryetarin e Malishevës dhe ish-ministrin Hasani

Gjykata e Apelit ka ndryshuar aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë të Gjykatës Themelore në Prishtinë duke liruar nga akuzat ish-kryetarin e Malishevës, Ragip Begajn, ish-ministrin Bajram Hasani, Bashkim Krasniqin dhe Malë Krasniqin.

Begaj dhe Hasani ishin dënuar me nga 2 vite e gjysmë, kurse Bashkim Krasniqi dhe Malë Krasniqi ishin dënuar me nga dy vite.

Të akuzuarit nga gjykata e shkallës së parë ishin shpallur fajtorë për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje.

“Me rastin e ankesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe sipas detyrës zyrtare, Gjykata e Apelit e ka ndryshuar aktgjykimin edhe në pjesën që ka të bëjë me tani të ndjerin Hajdin Berisha, duke e pushuar procedurën penale ndaj tij për shkak të vdekjes. Ndërsa, ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale dhe e ka vërtetuar aktgjykimin në pjesën liruese në raport me të akuzuarit Faton Thaqi, Malë Krasniqi, Nazmi Kafexholli dhe Ahmet Rrahmanaj, kurse pjesa e ankesës në raport me tani të ndjerin Hajdin Berisha ka mbetur pa objekt”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës.

Apeli ka konstatuar se pas pas vlerësimit të aktgjykimit të ankimuar ka gjetur se gjendja faktike në raport me Begajn, Hasanin, Krasniqin dhe M.Krasniqin ishte vërtetuar gabimisht dhe se nuk është provuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale për të cilën ishin shpallur fajtorë.

“Gjykata e Apelit, pas vlerësimit të aktgjykimit të ankimuar, pretendimeve ankimore dhe provave të administruara, ka gjetur se gjendja faktike në raport me Ragip Begaj, Bajram Hasani, Bashkim Krasniqi dhe Malë Krasniqi ishte vërtetuar gabimisht dhe se nuk është provuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale për të cilën ishin shpallur fajtorë”.

Ata akuzoheshin lidhur me pretendimet e Prokurorisë rreth planeve për ndërtimin e Zonës Ekonomike të Malishevës

Ata akuzoheshin lidhur me pretendimet e Prokurorisë rreth planeve për ndërtimin e Zonës Ekonomike të Malishevës.

Të Ngjashme