ShowBizzz

Arbana dhe Eduarti tregojnë për herë të parë historinë e lidhjes së tyre!

Të ftuar në podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj bene nje rrefim te gjate  mbi karrierën dhe jetën private, duke ndarë detaje të rrugëtimit në televizion, teksa folen për herë të parë publikisht për njohjen e tyre.

Arbana tha se janë njohur në televizion ku kanë punuar bashkë dhe lidhja e tyre erdhi natyrshëm. Sipas moderatores, asnjëri prej tyre nuk po kërkonte dashurinë në atë periudhë, teksa shtoi se gjëja që i ra në sy te Edi ishte talenti.

“Ne nuk kemi punuar shumë ngushtë bashkë në fillim. Edi ka qenë edhe kamerman i programeve që unë drejtoja, por nuk kemi patur ndonjë raport. Pastaj filluam të punonim shumë më ngushtë bashkë dhe filluam ta njihnim njëri-tjetrin. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Thjesht dy njerëz që janë gjetur në një vend pune dhe në një moment kanë filluar ta shikojnë ndryshe njëri-tjetrin. Mua fillimisht më bëri përshtypje talenti i Edit. Më vjen keq që talenti i tij është paragjykuar ndonjëherë edhe prej lidhjes sonë. Lidhja u bë natyrshëm, pa mendje. Asnjëri prej nesh nuk po kërkonte lidhje.”-tha ajo.

Nga ana tjetër, Edi e përshkroi Arbanën ndryshe nga të gjitha vajzat e televizionit dhe si një vajzë të jashtëzakonshme. “Kur e njoha nga afër njoha një profesioniste të ekranit. Por, njoha edhe një vajzë të jashtëzakonshme, që nuk e kisha parë asnjëherëe që kur fillova punë në televizion. Kisha parë shumë vajza, por nuk kisha parë Arbanën.”

https://www.youtube.com/watch?v=4fHbjFSopCg&feature=emb_err_woyt

 



bal