Moderatorja e njohur Arbana Osmani po shijon disa ditë pushimi në Korenë e Jugut, nga ku nuk kanë munguar fotografitë që kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Në paraqitjen e saj të fundit, Arbana është shfaqur e veshur me një stil tipik korean, duke zgjedhur kombinime elegante dhe moderne që pasqyrojnë trendet e modës në vendin që po viziton.
Veshja e saj e veçantë nuk ka kaluar pa u komentuar në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë vlerësuar guximin për t’iu përshtatur kulturës dhe stilit vendas.
Me këtë paraqitje, Arbana dëshmon edhe një herë se di të eksperimentojë me modën, duke sjellë një pamje ndryshe nga ato që jemi mësuar ta shohim.


