Në një intervistë të fundit, aktori Arben Derhemi ka sqaruar publikisht situatën rreth thashethemeve për divorcin e tij me Iva Korumin. Ai pranoi se është ndarë nga bashkëshortja rreth dy vite e gjysmë më parë.
Arbeni shpjegoi se e kishte mbajtur jetën private larg medias dhe gjithçka që ka ndodhur ishte një vendim i marrë në mirëkuptim mes të dyve, pa detaje konkrete për arsyet.
Ai theksoi se lajmi mbi divorcin shpërtheu papritur, duke e përshkruar si një “makineri të çuditshme thashethemesh”, që e befasoi për shkak të natyrës së përhapjes.
Megjithatë, Arben Derhemi i qëndroi idesë se ndarja e tyre ishte një proces privat dhe i qetë, i trajtuar me respekt dhe larg syrit të medias.
“Është e gjitha një gënjeshtër e madhe sepse unë kam kohë që jam ndarë, kam gati dy vjet e gjysmë. Nuk e kuptoj, e gjitha ishte si me urdhër, e gjitha ishte e makinuar nga një makineri e çuditshme thashethemi, maskarallëku që nuk më bën shumë përshtypje sepse kam dëgjuar shumë gjëra për miq, shokë të mitë të cilët i njoh shumë mirë, i di shumë mirë. Por këtë radhë ishte shumë e çuditshme sepse e kam mbajtur larg jetën time private, larg televizionit, larg revistave, larg gjithçkaje sepse është e imja dhe e atyre që kanë qenë rreth meje. Kuptohet që ish-bashkëshortja ime ka të drejtën e vet që të revoltohet për një gjë të tillë sepse duam të mbajmë diçka jashtë kësaj. U vendos një moment që ne të ndahemi dhe kaq, s’ka asgjë të çuditshme.”
lokimagazine