Arbër Hajdari ka qenë i ftuar në “Wake Up”, ku është pyetur për çiftet e krijuara në BBV3. Ai preferoi jepte dhe një mendim të tijin personal në lidhje me raportin e Ilnisës dhe Meritonit. Sipas tij romanca e çiftit mund të jetë reale, por Meritoni deri më tani “nuk po nxjerr gjë në dritë”.
“Mendoj se kanë një romancë mes njëri-tjetrit dhe këtë e kanë dëshmuar jo nëpërmjet fjalëve por nëpërmjet sjelljes. Unë mendoj se kanë diçka më tepër për sa kohë lexoj sjelljet e tyre. A e pëlqen njësoj Meritoni Ilnisën, kjo është e thellë, por nëse kohën më të madhe në shtëpi ai e kalon me Ilnisën, ndoshta e ka dhe strategji por nuk po shikoj të nxjerri gjë në dritë’- është shprehur Arbri.