Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme përditësoi të dhënat e fundit për gjendjen në pikat kufitare të vendit.
Aktualisht, sipas të dhënave të fundit, pritjet në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë janë deri në 90 minuta ndërsa kolona 1 mijë e 200 metra. Ndërkaq, në pikën doganore në Vërmicë pritjet për të hyrë në vendin tonë janë 10 – 15 minuta.
Në pika tjera kufitare pritjet për të hyrë dhe dalë nga vendi janë nuk janë më të gjata se 5 deri 10 minuta.
Përditësimi i fundit është bërë sot në orën 20:10 minuta.
