E ftuar ditën e sotme në “Top Albania Radio”, përpos karrierës dhe rolit të ri si moderatore e “Portokalli”, Kiara Tito foli edhe për jetën private.
Moderatorja tregoi rreth përjetimeve të mëmësisë si dhe ndryshimet që ardhja në jetë e Lunës i ka sjellë jetës së tyre në çift.
“Kam marrë statusin më të bukur në botë. Me Lunën e kam patur kiminë që kur e kam patur në bark. Nuk më ka ndodhur që mos ta kem atë lidhjen me bebushen, thjesht nuk kam qenë nga ato mamat me fiksime. Kam qenë shumë e lirshme dhe shumë mirë kam bërë, sepse goca është për bukuri dhe i kam hequr vetes një stres të kotë që duhet ta heqë çdo mama. Këto gjëra që mos ta marrin më sysh nuk i besoj fare. Tani që të sjellësh në jetë një fëmijë nuk është fushë me lule. Patjetër që ka vështirësite e veta dhe besoj që do të flasim edhe për këto.”
Më tej Kiara tregoi se ardhja në jetë e Lunës nuk e ka ftohur aspak lidhjen me Luizin, madje e ka përmirësuar. Madje ajo tregoi se kanë shumë dëshirë t’i bëjnë edhe një motër ose vëlla Lunës, por për këtë do të presin kohën e duhur.
“Absolutisht jo, nuk na e ka ftohur marrëdhënien. E vetmja gjë që ka ndodhur është se ka patur disa momente gjatë shtatzënisë që kam qenë pak më me nerva, që askush nuk e beson këtë duke më njohur, por më ka bërë përshtypje qetësia e Luizit. Domethënë ka patur një lloj qetësie që më ka habitur. Me të vërtetë. Mënyra se si ka menaxhuar qoftë nervat të një gruaje me hormone, por më ka habitur me të vërtetë. Luna na ka sjellë veç lumturi dhe na e ka përmirësuar akoma edhe më shumë marrëdhënien. Na ka lidhur më shumë me njëri-tjetrin. Imagjino kur të bëjmë të dytin se çfarë do të bëhet. Edhe një çun duhet të jetë! Lunën nuk duam ta lëmë vetëm, por më vonë për këtë.”
lokimagazine