ShowBizzz

Argjira do futet në shtëpinë e BBV3? Çfarë ishte kjo deklaratë e Gracianos?

Graciano Tagani ka folur mëngjesin e sotëm për partneren e tij, Argjira Spanca.

Teksa ndodhej jashtë së bashku me Egla Cenon, banori tha që moderatorja e njohur nuk e lë atë kurrë në baltë.

Sipas tij, ajo do të hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP3” për t’a takuar atëherë kur duhet. Ai shton se këtë e di shumë mirë Argjira.

TS Poll - Loading poll ...

E teksa tregoi se ka 6 vite lidhje me moderatoren, Graciano tha po e shijon qëndrimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri sepse është shumë i qetë  dhe nuk ka asnjë lloj meraku.

“Shyqyr. Në fillim ishe pak kështu…”, iu drejtua Egla, duke nënkuptuar debatin e tij me Argjirën, ndërsa balerini e pohoi këtë gjë.

Pjesë nga debati: 

Graciano: Gjira kam përshtypjen do vijë atëherë kur duhet, dhe ajo e di mirë kur duhet. E di mirë që ajo s’më le kurrë në baltë

Egla: Sa vjet keni bashkë?

Graciano: Gjashtë

Egla: Hajde Gjira hajde se ky kërcen si karkalec

Graciano: Kam qenë shumë mirë emocionalisht edhe jam duke e shijuar. Jam shumë i qetë. Nuk kam asnjë lloj meraku

Egla: Shyqyr. Në fillim ishe pak kështu…

Graciano: E pata një…

Egla: Ndieheshe

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Kujtojmë që pas rifutjes së Gracianos për herë të dytë në BBV3 në rrjet qarkulluan lajme se marrëdhënia e tij me Argjirën është krisur.

Ka qenë vetë balerini që konfirmoi lajmet gjatë një bisede me Françeska Muratin, duke treguar se ai ka pasur një debat me partneren para se të futej në BBV3, megjithëse nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur mes çiftit.



lokimagazine