Ariana Fejzullahu ka ndarë një fotografi të re, në të cilën shfaqet me një paraqitje elegante dhe plot stil.
E veshur me një fustan të gjatë, të shkëlqyeshëm dhe të mbushur me detaje, Ariana ka pozuar në bagazhin e një veture luksoze, duke sjellë një pamje që tërheq menjëherë vëmendjen.
Me elegancën dhe stilin e saj, ajo edhe këtë herë ka ditur si ta kthejë një moment të zakonshëm në një set fotografik mjaft të veçantë.

